Studeniçan: Gruaja e ka mbytur burrin me sëpatë

Prokuroria Themelore Shkup miratoi urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi, i dyshuar se ka kryer vepër penale ”Vrasje nga neni 123, paragrafi 2 pika 2 e Kodit Penal”, transmeton Portalb.mk.

E dyshuara 50-vjeçare, banore e Studeniçanit, gjatë kryerjes së dhunës familjare, dje në oborrin e shtëpisë familjare me paramendim e ka privuar nga jeta bashkëshortin e saj.  Deri sa ai ka qenë në oborrin e shtëpisë, e dyshuara e ka marrë sëpatën dhe e ka goditur atë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Duke vlerësuar se ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik se e dyshuara mund të ikë dhe ta pengojë procedurën penale me ndikim ndaj dëshmitarëve, prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake ka dorëzuar edhe Propozim për përcaktimin e masës paraburgim për personin e dyshuar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button