Qeveria dhe Ministria: Në klasë të parë s’mund të regjistrohen fëmijët e pavaksinuar

“Vaksinimi është i obligueshëm. Në klasë të parë nuk do të mund të regjistrohen fëmijët të cilët nuk janë të vaksinuar”, kështu ka deklaruar sot zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Mile Boshnjakovski, transmeton Portalb.mk.

Më pas, nëpërmjet kumtese për media është prononcuar edhe Ministria e Shëndetësisë (MSH), e cila ka sqaruar se që të regjistrohen fëmijët në shkollë, duhet të marrin paraprakisht vërtetim se i kanë marrë të gjitha vaksinat e parapara me kalendarin e vaksinimit.

“Për fëmijët të cilët do të regjistrohen në klasë të parë në shkollë fillore, në maj, për vitin shkollor të ardhshëm, gjatë regjistrimit, prindi është i obliguar të dorëzojë vërtetim për marrje të vaksinave të detyrueshme, të marrë nga institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për detyrim që parashihet me nenin 46, paragrafi 2 të Ligjit për arsim fillor. Institucionet shëndetësore nuk guxojnë të japin vërtetim nëse fëmija nuk i ka marrë vaksinat e detyrueshme”,  thanë nga MSH-ja.

MSH-ja informoi se vërtetimi për vaksinat e marra tashmë është paraparë edhe me ndryshimet e Rregullores për dokumente pedagogjike dhe evidencë të fëmijëve në çerdhe dhe qendra të zhvillimit të hershëm, të cilat kanë hyrë në fuqi me publikimin e ndryshimeve në numrin 85 të Gazetës Zyrtare më 30 prill 2019.

LEXO: Fushata antivaksere në RMV: Në 4 vjetët e fundit, 20 për qind më pak fëmijë janë vaksinuar kundër fruthit
LEXO: Edhe tre foshnja me fruth, sot vaksinim në terren në 5 shkolla të Shkupit
LEXO: Rëndohet situata me epideminë e fruthit në RMV, për një javë 95 raste të reja

Përndryshe, këto masa vijnë në vazhdën e shpalljes së epidemisë së fruthit në RMV, më 16 prill 2019.

Ndryshe, RMV-ja është duke e përjetuar hovin më të lartë të epidemisë së fruthit gjatë tre viteve të fundit (2017, 2018 dhe 2019). 2019-ta, megjithëse ende në kuartelin e parë, prin me numrin e rasteve të të sëmurëve, në krahasim me 2018-n dhe 2017-n.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button