Gripi sezonal, numri të sëmurëve ka shënuar rënie

Raporti i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) i publikuar sot, tregon se deri më 28 prill janë paraqitur edhe 56 raste reja të sëmurë nga gripi sezonal, transmeton Portalb.mk.

Krahasuar me javën para kësaj, deri më 24 prill, numri i të prekurve me grip ka shënuar ulje për 54.5 për qind. Numri i rasteve është ulur edhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar për 17.6 për qind.

Më së shumti janë sëmurë nga gripi individë të moshës prej 15 deri 64-vjeçare, ndërkaq numri më i madh i të sëmurëve janë të rajonit të Gostivarit, kurse më i vogël në Negotinë.

Në raport gjithashtu thuhet se nuk është evidentuar rast me pasoja vdekje nga implikimet e gripit.

Gjatë sezonës 2018/2019 janë regjistruar 21.321 raste të sëmurë nga gripi.

LEXO: Gripi sezonal në RMV: 202 raste të reja, 47% më shumë se 2018-n
LEXO: Për një javë 283 qytetarë të RMV-së janë sëmurë nga gripi, 56 për qind më shumë se vitin e kaluar
LEXO: 5 persona kanë ndërruar jetë nga gripi javën e kaluar, numri total i të vdekurve është 28

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button