Skadon koha për shpëtimin e lumenjve (VIDEO)

Lumenjtë e Maqedonisë së Veriut janë nën presionin e vazhdueshëm të ujërave komunalë dhe industrialë, të mbeturinave të forta dhe të substancave të tjera kimike, të cilat vështirë zbërthehen dhe shtresohen në botën ujore. Ndërtimi intensiv i hidrocentareleve të vogla, ndërkaq, tërësisht e shkatërrojnë jetën dhe rrjedhën e lumenjve.

Inspektorati i Mjedisit Jetësor kryen kontrollin e ndotjes vetëm me një inspektor, ndërsa prej stacioneve hidrologjike të DÇHM (Drejtorisë për Çështje Hidrometereologjike) për kontrollimin e nivelit të ujit dhe të cilësisë së lumenjve fare nuk punojnë. Edhe krahas kësaj, nga ministria e Mjedisit Jetësor janë me bindje se koncentrimi i materiave të rrezikshme dhe të dëmshme në lumenj është në kufijtë e normës.

Më shumë ndiqeni videon e përgatitur nga Respublica.edu.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button