Lëvizja Anti-Bixhoz: Vazhdon hapja e kazinove të reja, liderët politik nuk po e mbajnë fjalën (VIDEO)

Sot në një konferëncë për media anëtarë të Lëvizjes Anti-Bixhoz u shprehen se duan të ua rikujtojnë liderëve dhe politikbërjes, që u deklaruan publikisht se qëndrojnë pas kërkesave të tyre se problemi i bixhozit ngelet ende i pazgjidhur, transmeton Portalb.mk.

Ata thonë se situata sa shkon e po rëndohet dhe se kazino të reja vazhdojnë të hapen vazhdimisht “si kërpudha pas shiut”.

“Pas të gjitha ankesave, protestave dhe përpjekjeve të shumta që të ndalet kjo katrahurë, dita ditës situata sa vjen e rëndohet edhe më shumë, po hapen vazhdimisht objekte të reja bixhozi. Së fundmi kemi parë edhe fëmijë që i frekuentojnë këto vende, madje edhe foshnja me karroca bashkë me prindërin”, thanë nga Lëvizja Anti-Bixhoz.

Ata thonë se nga takimi me drejtorin e Inspektoriatit të Tregut të Maqedonisë së Veriut kanë marrë premtim se do zhvillohen kontrolle të rrepta nëpër objektet e lartëpërmendura, mirëpo pas dy ditëve kontroll të njejtët kanë ndërprerë kontrollin.

“Inspektoriati fatkeqësisht e humbi frontin duke ndërprerë kontrollet, prandaj pyesin se kush qëndron pas këtij urdhëri duke penguar zbatimin e ligjit ekzistues”, thanë nga Lëvizja Anti-Bixhoz.

Ata ju bëjnë thirrje partive politike të mbajnë fjalën pasi populli është i zhgënjyer nga veprimet e papërgjegjshme të cilat janë në dëm të shoqërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button