BFI-ja apeloi që në mënyrë masive të votohet më 5 maj: Votuesit e kanë formuar bindjen e tyre

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame (BDI) i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), në mbledhjen e rregullt të mbajtur më 30 prill, ka apeluar deri te zgjedhësit myslimanë që të dalin të votojnë në mënyrë masive në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, 5 maj 2019-të, transmeton Portalb.mk.

“Të dielën, më 5 maj, besimtarët myslimanë duhet të dalin masivisht dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetare të votës për më shumë të drejta, për shtet ligjor dhe demokratik, për të drejta fetare dhe kombëtare për të gjithë popujt që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, për anëtarësim në NATO dhe në BE, rrugë të cilën si besimtarë dhe si BFI e kemi trasuar me vite, në vazhdimësi”, thuhet në kumtesën e BFI-së.

Nga atje shprehin bindjen se “të gjithë votuesit, pa përjashtim, e kanë formuar bindjen e tyre dhe tashmë e dinë se për cilin kandidat të votojnë”.

Sipas BFI-së, shqiptarët, turqit, torbeshët, boshnjakët, romët, ashkalinjtë, egjiptianët dhe gjithë të tjerët presin shumë nga presidenti i tyre i ardhshëm, nga puna dhe vendimet e tij.

“Prandaj ata krejt lirshëm, ashtu siç u ka hije, të dielën, më 5 maj 2019, të dalin dhe të votojnë duke shfrytëzuar të drejtën dhe obligimin e tyre kushtetues”, thuhet në kumtesën e BFI-së.

Nga atje kujtojnë se BFI-ja vazhdimisht ka bërë thirrje që besimtarët, krahas lidhjen me Zotin, duhet të jenë të lidhur edhe e rrethin dhe shoqërinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button