Haradinaj thotë se ka thënë vetëm të vërtetën, pas reagimit të Edi Ramës për “presionin rreth taksës”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur  kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pasi që ky i fundit ka thënë se ai asnjëherë nuk i ka bërë presion kryeministrit Haradinaj për heqjen e taksës për mallrat serbe, transmeton Telegrafi.

Para mediave, Haradinaj tha se ia ka borxh qytetarëve që të tregojë se çfarë po ndodhë.

“Kërkesa që me u pezullu taksa nuk është e re, por qëndrimi im nuk ndryshon. Sa i përket kryeministrit Edi Rama, unë gjithmonë do të tregoj vetëm të vërtetën”, tha Haradinaj në një konferencë për media, transmeton Telegrafi.

Haradinaj shtoi se është mirë që ka dëshmitarë rreth kësaj ngjarje.

Ndryshe, kryeministri Haradinaj, pas përfundimit të Samitit të Berlinit, ka treguar se si presidenti Hashim Thaçi, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë bërë presion më shumë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq në sy të të gjithëve në Berlin për ta hequr taksën.

Ai thotë se ata madje kanë folur në gjuhën angleze dhe gjuhë tjera me qëllim që të kutpojë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, si nikoqrië të Samititit të Berlinit.

Lidhur me këtë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka thënë se nuk i ka bërë presion kryeministrit Haradinaj për heqjen e taksës, por që vetëm e ka sugjeruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button