Njohja patentave të shoferit me Kosovën, Qeveria e RMV-së e miratoi propozim-ligjin

Në seancë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) është miratuar propozim-ligji i Marrëveshjes ndërmjet RMV-Kosovë për njohje reciproke të patentave të shoferit, transmeton Portalb.mk.

Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha foto: Borçe Popovski "Kolektif.mk"
Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha foto: Borçe Popovski “Kolektif.mk”

“Është miratuar propozim-ligji për ratifikim të Marrëveshjes mes Qeverisë së RMV-së dhe Republikës së Kosovës për njohje reciproke të patentave të shoferit”, tha zëdhënësi shqiptar i Qeverisë së RMV-së, Muhamet Hoxha.

Hoxha sqaroi se propozim-ligji i Marrëveshjes do të duhet të marrë dritë jeshile edhe nga Kuvendi i RMV-së, dhe më pas i njëjti të dorëzohet për miratim edhe në Kuvendin e Kosovës.

Siç sqaroi Hoxha, miratimi i këtij propozim-ligji vjen në vazhdën e marrëveshjeve të ngjashme që RMV-ja i ka nënshkruar me Spanjën, Italinë, Serbinë, Malin e Zi, Austrinë, Gjermaninë dhe shtetet të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button