RMV, një burrë deshi të vetëvritet në Vardar

Me intervenimin e dy pjesëtarëve të njësitit special “Alfa”, paradite u shpëtua një burrë në moshë madhore nga ujërat e Vardarit në Shkup.

Burri rreth orës 10:00 u vërejt në Vardar në afërsi të Urës së Gurit dhe është njoftuar policia, ndërsa ujërat e tërhoqën deri para ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, transmeton MIA.

Dy pjesëtarë të “Alfave” hynë që ta ndihmojnë, ndërsa sipas informacioneve të MIA-s nga terreni, burri  ka refuzuar që të dalë nga ujërat e Vardarit dhe tha se dëshiron që të vetëvritet.

Pak më vonë, burri, megjithatë është nxjerrë nga ujërat e Vardarit, pa u lënduar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button