Papa në RMV: Qeveria rekomandoi qytetarët të nisen për punë 30 minuta më herët

Në lidhje me vizitën e Papa Franciskos më 7 maj 2019 në Shkup, sot nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), kanë rekomanduar deri te qytarët të nisen për në punë 30 minuta më herët se sa orari i zakonshëm, transmeton Portalb.mk.

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski
Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski

“Nëse duan t’i shfrytëzojnë veturat, duhet që ata ti largojnë nga hapësira ku do të zhvillohet mesha. Apelojmë që të përdoret transporti publik, i cili atë ditë do të jetë falas. Këmbësoret do të jenë të papenguar, pa pavarësisht se a do të shkojnë në Meshë ose jo. Është  nevojshme të kenë letërnjoftim, por është mirë që për në punë të nisen 30 minuta para kohe”, tha zëdhënësi i Qeverisë së RMV-së, Mile Boshnjakovski.

Planifikoni lëvizjen tuaj në bazë të këtyre parametrave:

Transport publik falas  – transporti publik në Shkup do të jetë falas. Apelohet të përdoret transporti publik;
Parking falas në Shkup – më 6 maj pas orës 17:00 dhe më 7 maj tërë ditën, parkingjet në Shkup do të jenë falas. Apelohet të parkoheni jashtë qendrës së Shkupit.
Transport hekurudhor falas – më 7 maj transporti ndër urban me tren do të jetë falas. Apelohet te qytetarët që vijnë në Shkup të udhëtojnë me tren.
– Qasje për vetura, biçikleta, mopedë dhe të ngjashme është i ndaluar në zonën e sigurisë.

Lëvizjen tuaj mund ta planifikoni nëpërmjet hartës onlajn: KËTU.

Ndërkaq për rregullat e veçanta të qarkullimit të këmbësorëve dhe automjeteve mund të kuptoni më shumë: KËTU.

Për më shumë informata vizitoni ueb faqen Papa.mk

LEXO: Papa në RMV: Edhe një ditë afat për të siguruar biletë falas për meshën, udhëzimet për atë ditë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button