RMV, në vitin 2018-të numri i lëndëve gjyqësore të pazgjidhura është ulur për 14.865

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 24 prill 2019 ka mbajtur seancë publik, në të cilën u shqyrtuan raportet e punës të të gjithë gjykatësve gjatë vitit 2018-të, në aspekt të azhurnimit dhe kualitetit të punës, transmeton Portalb.mk.

Gjatë vitit 2018-të, gjykatësit kanë pasur 561.489 lëndë, kurse janë zgjidhur 471.923 lëndë. Të pazgjidhura kanë mbetur 89.566 lëndë, me çka kanë zvogëluar numrin e lëndëve të mbetura nga viti 2017 për 14.865 lëndë.

Në seancë është diskutuar edhe për gjendjen në gjykata , mundësitë për tejkalim të mangësive dhe përmirësimin e efikasitetit të punës së gjykatave, nëpërmjet së cilës do të rritej edhe besimi i qytetarëve ndaj gjykatave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button