Bundesliga, Bayern me hap të “çmendur”

Bayern Mynih komandon ritmin e Bundesligas pas javës së gjashtë duke regjistruar po kaq fitore. Skuadra e Heynckes ndjek një ritëm pothuajse perfekt duke shtrirë në tapet edhe Werder Bremen, sukses që i siguron 18 pikë në krye të klasifikimit.

Sfida e javës së gjashtë nuk rezultoi shumë e thjeshtë për gjigandët e Bavarisë që realizuan vetëm 10 minuta nga fundi golin e parë me Luiz Gustavo dhe pak minuta më vonë Mandzukiç vulosi suksesin e gjashtë.

Ndërkohë, Hoffenheim nuk arriti dot një sukses përballë Augsburg duke barazuar 0-0, i tronditur ndjeshëm edhe nga gjendja kritike e Vukcevic, ndërsa Bayer Leverkusen e Stuttgart fituan 2-0 ndaj Greuther Furth e Nurenberg. Rezultat pozitiv edhe për Hamburg që mjaftohet me një gol përballë Hannoverit./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button