BDI-ja sot ka tubimin qendror, Mexhiti: Ahmeti do ta sqarojë qëndrimin e 5-majit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot, 2 maj 2019, me fillim prej ora 19:30, në Filarmoninë e Maqedonisë së Veriut në Shkup do ta mbajë tubimin qendror, transmeton Portalb.mk.

Shefi i Shtabit Zgjedhor, Izet Mexhiti dje njoftoi se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti përfundimisht sot do t’u sqarojë qytetarëve për qëndrimin e 5-majit.

“Zotëri Ahmeti përfundimisht do t’ua sqarojë qytetarëve qëndrimin e Bashkimit Demokratik për Integrim për votimin më 5 maj”, tha Mexhiti.

LEXO: BDI-ja: Bojkoti rrezikon NATO-n, BE-në, barazinë gjuhësore dhe Marrëveshjen e Ohrit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button