Edhe dy ditë fushatë, kandidatët apelojnë për dalje më të madhe në zgjedhje

Në dy ditët e fundit të fushatës së rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, dy kandidatët me apel deri te qytetarët për dalje më të madhe të dielën, më 5 maj, transmeton Portalb.mk.

Kandidati për president i përkrahur nga LSDM-ja, Stevo Pendarovski dje nga Makedonska Kamenica dhe nga Koçani porositi se rrethimi i numrit 3 do të thotë perspektivë për të gjithë,  inkuadrim në Evropë, vazhdim i reformave dhe rrugë e përbashkët drejt përparimit, zhvillimit dhe integrimit në NATO, por edhe vënie fund të “Gruevizmit”.

Nëse zgjidhet në funksion, tha se qytetarët përfundimisht, pas dhjetë vjetëve do të kenë president prej të cilit nuk do të turpërohen.

Kandidatja presidenciale e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davokova nga Manastiri tha se shteti ynë duhet të reformohet në çdo pikëpamje, sepse për momentin nuk është vend i denjë për jetesë.

Sipas asaj, biseda për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE do të shtyhet.

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së , Zoran Zaev në emisionin e “24  Otvoreno” tha se census sigurt do të ketë.

“Nëse nuk ka, opsionet e mundshme janë riorganizimi i zgjedhjeve ose ndryshimi i Kushtetutës për të zgjedhur president në Parlament. Nuk kemi vendime të tilla, as nuk po mendojmë në këtë drejtim, sepse besojmë që qytetarët do të zgjedhin president të shtetit”, thekson ai.

Për të pasur zgjedhje të suksesshme të presidentit të shtetit, të dielën është e nevojshme që në vendvotime të dalin të paktën 40 për qind e votuesve të regjistruar në Listën e vetme të të votimit. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ishte 41.8 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button