Ndalesat dhe rekomandimet gjatë vizitës së Papës në RMV (FOTO)

Më 7 maj 2019, në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) do të vjen Papa Francisko, me çka edhe do të mbajë meshë në Sheshin “Maqedonia” të Shkupit. Për të marrë pjesë në meshë, duhet paraprakisht qytetarët të rezervojnë vendet e tyre, dhe kjo mund të bëhet edhe një ditë, deri më 3 maj 2019, transmeton Portalb.mk.

Biletat janë falas mund të tërhiqen në:

  • Shkup: Katedralja “Zemra e Shenjtë e Krishtit”,
  • Strumicë: Katedralja “Zonja e Bekuar” dhe “Shën Gjon Pagëzuesi”
  • Rajoni i Strumicës: Radovë, Sekrinik, Nova Mala, Petralincë, Saraj, Çanaklia,
  • Gjevgjeli,
  • Bogdancа,
  • Kumanovë,
  • Shtip,
  • Manastir dhe
  • Ohër.
Sheshi “Maqedonia” në kohën e meshës

Udhëzime për ditën e vizitës së Papës:

Ju informojmë se autobusët dhe automobilat personal të kenë shenjë për t’u dalluar (rekomandojmë që të jetë logoja zyrtare e vizitës). Në hyrjet e qytetit do të ketë policë të cilët do t’ju orientojnë drejt parkingjeve, ku do t’ju presin vullnetarë dhe nëse keni nevojë do t’ju udhëzojnë nga sheshi ku mbahet Mesha e Papës. Përveçse në parking, automobilat personal do të mund t’i parkoni edhe në vende të tjera, me udhëzim të policëve.

Pjesëmarrësit duhet të arrijnë në Shkup më së voni në ora 6:00 të mëngjesit. Në këtë kohë duhet të arrihet për shkak të kontrolleve të sigurisë, të cilat do të bëhen nëpër rrugë, ndërsa nga ora 7:00 mëngjesit, rrugët në pjesën qendrore të qytetit do të jenë të mbyllura për komunikacion.

Hyrja në hapësirat ku mbahet Mesha e Shenjtë do të jetë e hapur nga ora 6:00 mëngjesit deri në orën 9:00 mëngjesit dhe të gjithë pjesëmarrësit e paraqitur deri në këtë kohë duhet të jenë në shesh.

Sheshin “Maqedonia” ku mbahet Mesha e Shenjtë, do të mund të hyjnë vetëm pjesëmarrësit e paraqitur me bileta, të cilat paraprakisht i kanë marrë gjatë regjistrimit ose nga udhëheqësi i grupit.

Para hyrjes në vendin e mbajtjes së Meshës së Shenjtë do të ketë kontroll policor, ku çdo i pranishëm duhet ta respektojë sjelljen dhe rregullat e parapara.

Është e ndaluar:

-mbajtja e mjeteve eksplozive, mjetet piroteknike (shkrepëse, pushkaliqe, shashka, kapsolla, fishekzjarrë etj.) tretje dhe substanca djegëse, spërkatës dhe shishe me presion, armë zjarri dhe armë të ftohta (thika, të gjitha llojet e gjësendeve metalike, shufra, thupra, zinxhirë, gërshërë, brisqe, komplete për manikyr, takëm për ushqim etj.);
– gjësende të përshtatshme për lëndim dhe vetëlëndim;
– ushqime dhe pije me ambalazhime metalike dhe qelqi:
– të gjitha llojet e pijeve alkoolike dhe çadra;
– transparente dhe flamuj me dimensione të mëdha,

Të gjithë pjesëmarrësit me vete duhet të kenë:

– biletat hyrëse dhe dokumentet personale identifikuese (priftërinjtë dhe besimtarët/ pjesëmarrësit): letërnjoftim (për pjesëmarrësit nga Maqedonia) ose pasaportë (për pjesëmarrësit jashtë Maqedonisë);
– librezën e shëndetësisë dhe historia e sëmundjes për të sëmurit kronik, edhe medikamentet e domosdoshme të cilat i përdorin;
– ujë, lëngje freskuese me ambalazhim plastik të tejdukshëm, nëse merrni ushqim ai duhet të jetë me ambalazhim kartoni ose letre;
– rekomandojmë mantel kundër shiut, për mbrojtje nga reshjet eventuale;

Rekomandime:

– të pranishmit me vete duhet të mos mbajnë shuma të mëdha parash ose mjete me vlerë të lartë, për shkak të mundësisë së plaçkitjes ose humbjes së tyre;
– të përcillet parashikimi i motit dhe të kenë veshjen e përshtatshme komfor motit dhe rregullave të Kodit të veshjes për kremten e “Meshës së Shenjtë”;
– të respektohen udhëzimet e dhëna të udhëheqësit të programit, vullnetarëve dhe policisë;
– nëse dikush ka nevojë për ndihmë shëndetësore duhet t’i drejtohet vullnetarit që ka më afër (i cili është me shenjë të dukshme).

Përndryshe, Papa do të arrijë në Shkup me aeroplan, më pas do të takohet në mënyrë ndaras me presidentin dhe kryeministrin e RMV-së. Pas takimeve, do ta vizitojë edhe shtëpinë memoriale “Nënë Tereza” në Shkup, ndërkaq në Sheshin “Maqedonia” do të mbajë edhe meshën kryesore. Mesha është paraparë të fillojë në ora 11:00, ndërkaq agjenda e plotë do të publikohet pak ditë para meshës, për shkaqe të sigurisë.

Në RMV kanë nisur përgatitjet paraprakisht. Rrugët nëpër të cilat do të kalojë papamobili janë asfaltuar, ndërtesat rreth tyre të cilat janë në ndërtim e sipër apo nuk kanë pamje të mirë, do të mbulohen me pëlhurë të bardhë.

Për më shumë informata vizitoni ueb faqen Papa.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button