A jeni ju nga ato çifte të cilëve do tu dështojë lidhja?

Ja disa tipe të lidhjeve që zakonisht nuk funksionojnë.

1.Komshiu i bukur

Në fillim do të ju duket interesante të dilni me të, por kur të mbarojë gjithçka, shtëpia juaj nuk do të jetë më vend komfort si më parë. Gjatë gjithë kohës do të shikoni nga dritarja a e ka veturën e parkuar ose kush e solli në shtëpi, ndërsa ky obsesion nuk ju duhet në jetë.

2.Thirrja në minutën e fundit

Nëse u lajmërohet në orët e vona duke iu thirrur në takim, më mirë është që ta refuzoni, qoftë ajo edhe hera e fundit që ju thërret. Nëse mendoni se e keni refuzuar ashpër dhe nuk do ju lajmërohet më, edhe më mirë për ju për shkak se mënyra e tillë e telefonimit nuk është shenjë se me ju dëshiron vetëm të plotësojë kohën e lirë.

3.Profesor, shef, trajner

Shumë gra bien në meshkuj të mençur dhe me vetëbesim të cilët i bëjnë për vete me intelektin ose përvojën e tyre. Nëse shihni se një i tillë fillon të interesohet për ju, me fjali sharmante dhe përdorjen e komplimenteve të tepërta, shumë lehtë mund të ju nxjerr nga ekuilibri dhe të ju fut në botën e tij në të cilën ai sundon me vetëbesim. Ju do të gjendeni në një rol të lodrës të cilën ai pa asnjë emocion do ta hedh kur nuk do të ketë më nevojë.

4.Avanturist i verës

Mendoni se keni takuar perfektin për ju, por ai jeton larg, ndërsa ju dëshironi të hyni në lidhje me të? Ajo mund të duket romantike, por edhe nuk nënkuptohet. Duhet të sakrifikoni shumë nga jeta e juaj që ta njihni më mirë, për këtë shkak është më mirë të filloni lidhje me dikë që është afër jush.

5.Njeri i martuar

Në fillim do ju pëlqejë vëmendja e tij, ndërsa ju gjithnjë e më shumë do të mendoni në stilin “çka nëse”, por thellë në vete e dini se është e vështirë të ndryshoni diçka. Ai me shumë mundësi nuk do ta braktis bashkëshorten, ndërsa ju do të pendoheni që keni harxhuar energji dhe kohë më kot, të cilat keni mundur ti përdorni për dikë që është i lirë dhe pa obligime.

Lajme të ngjashme

Back to top button