Barcelona mposhti Liverpoolin, Messi shënoi golin e 600-të (VIDEO)

Barcelona ka përmbyllur ndeshjen ndaj Liverpoolit, me epërsinë 3:0.

Dy golat e fundit, të cilat betonuan fitoren e Barcelonës, u realizuan në minutën e 75-të dhe 85-të nga Lionel Messi.

Me këto dy gola, Messi arriti shifrën e 600-të të golave për Barcelonën.


________________________________________________________

21:50 – Barcelona e ka fituar pjesën e parë të përballjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpool.Janë katalanët që kanë shkuar me epërsi 1:0 në pushimin e pjesës së parë, falë një goli të shënuar nga Luis Suarez.

Sulmuesi uruguaian ka shënuar në minutën e 26-të të ndeshjes, pas një asistimi të pranuar nga Jordi Alba.

Suarez, edhe pse në të kaluarën ka veshur fanellën e Liverpoolit, nuk hezitoi të festonte golin kundër tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button