Edi Rama nuk jep datë për marrëveshjen e mundshme me Serbinë: Nuk shoh filxhan

Kryeministri shqiptar, Edi Rama duke folur në Zona B për dialogun Kosovë-Serbi ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe do të jenë një aktor shumë i rëndësishëm në këtë proces, përcjell Klan Kosova.

“As nuk diskutohet që SHBA-të janë të përfshira dhe as nuk diskutohet që SHBA-të nuk mund të përjashtohen”.

“Kjo është thënë shumë qartë në Samitin e Berlinit edhe nga vet kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emanuel Makron, por si një çështje evropiane në një proces evropianizues dhe integrimi evropian të Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit sigurisht që ky proces koordinohet nga Bashkimi Evropian”.

Por, a e sheh kryeministri shqiptar si të mundshme që marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë të arrihet këtë vit?

“Unë nuk vë data sepse nuk shoh filxhan. Unë di të them vetëm kaq – nëse rrimë në vend nuk ka shansë të shkojmë atje ku duam të arrijmë, nëse ecim për atje jemi gjithmonë më afër se sa që jemi duke qëndruar në vend”.

“Se ku arrijmë kjo varet nga ne dhe shumë faktorë të tjerë, por duke ndenjur në vend, ne nuk shkojmë gjëkundi”.

Ai ka treguar edhe arsyet pse ai beson se është humbur kohë në këtë proces.

“Unë do të uroja që kjo gjë të kishte përfunduar dhe sigurisht që është humbur kohë edhe për faktin se ka pasur mospajtime edhe midis shteteve të mëdha”.

“Sot i shoh shtetet e mëdha shumë më afër njëra-tjetrës dhe shoh se është hequr perdja e paragjykimeve dhe parakushteve dhe nuk ka më asnjë ekstrem tjetër. Ka vetëm një vullnet – të zgjidhim çështjen dhe të garantojmë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe si rrjedhojë edhe nga vendet e tjera”.

“Është ambicie e fortë dhe është proces i vështirë. Është e rëndësishme që të kemi vullnetin të punojmë për gjeneratën tjetër dhe jo të marrim peng të ardhmen duke punuar thjesht për partitë tonë, të mëdha ose të vogla qofshin”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button