Siljanovska: Pa sundim të ligjit, s’ka nisje të negociatave me BE-në

Kandidatja për presidente të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska sot ka deklaruar se pa sundim të ligjit, s’ka nisje të negociatave me Bashkimin Evropian, transmeton Portalb.mk.

“Gjyqësori i pavarur është kusht i rëndësishëm për shtet demokratik, por edhe një nga segmentet më të rëndësishme në kuadër të reformave të pritshme. Anëtaret, veçanërisht themeluesit e BE-së, kanë përvojë të keqe me shtet të cilat para nesh janë bërë anëtare, por me probleme serioze në gjyqësor. Sigurisht, gjithmonë nuk duhet të mësojmë nga gabimet e tona, por duhet ta kujtojmë përvojën e Rumanisë, e Bullgarisë. Kryeministri dhe njerëzit rreth tij ishin të bindur se Marrëveshja e Prespës është e mjaftueshme të shfrytëzohet dhe të keqpërdoret si alibi për të kërkuar nisjen e negociatave. Unë jam e bindur se ajo nuk është e mjaftueshme, sepse unë, respektivisht ne, thirremi në sundimin e ligjit dhe të drejtësisë, sepse pa atë kusht, s’ka as nisje të negociatave, as evropianizim”, tha Siljanovska.

Siljanovska ka komentuar dorëheqjen e kryeministrit të RMV-së, Zoran Zaev nga posti i kryesuesit të Këshillit të reformave në gjyqësor, dhe të njëjtën e sheh të vonuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button