Rijat Abdullai dhe Sokol Ajdini fitues të çmimit “Shërbimi publik i vitit” në Albanian ICT Awards

Rijat Abdullai dhe Sokol Ajdini kanë triumfuar në kategorinë “Shërbimi Publik i Vitit” për Maqedoninë e Veriut në edicionin e 7-të të Albanian ICT Awards, me projektin “Qendra për shërbime të TI-së”, transmeton Portalb.mk.

Kjo është hera e parë që Maqedonia e Veriut merr pjesë dhe vlerësohet me çmim në konkurs të tillë mbarëkombëtar.

Abdullai sqaroi se pse iu dha çmimi “Shërbimi Publik i Vitit”, ndërkaq tha se marrja e tij ishte një emocion i veçantë.

“Çmimin e fituam në bazë të asaj që e prezantuam dhe dërguam si informatë deri te juria, dhe në bazë të pyetjeve të cilët na u bënë. Realisht për ne, ishte një surprizë, pasi qëllimi ynë ishte që të marrim pjesë dhe të prezantojmë atë që bëjmë në bankë dhe krejt kjo ndodhi në ditët e fundit të konkursit. Vetë çmimi do të thotë shumë, pasi ndjenja e cila ishte aty, në mesin e të gjithë atyre kompanive dhe institucioneve tjera shtetërore, bënte një emocion shumë të veçantë për ne”, tha për Portalb.mkAbdullai.

Portalb: Çfarë do të thotë në praktikë projekti i juaj?

Abdullai: Projekti paraqet një ueb aplikacion përmes të cilës të punësuarit e bankës dhe të gjithë ato që merren me transferimin e të dhënave në mes bankës popullore dhe institucioneve dhe kompanive private, menaxhojnë me katalogun e shërbimeve të cilët i ofron ueb aplikacioni, duke filluar nga kërkesa fillestare për një shërbim dhe deri tek realizimi i saj, si dhe vlerësimi në bazë të punës së kryer, e gjitha kjo në formë automatike.

Mbrëmja Gala që u mbajt mbrëmë, në kuadër të së cilës u ndanë edhe çmimet, erdhi pas një maratone 90-ditore në kërkim, identifikim dhe shpërblim të shpirtit novator, produktiv, sipërmarrës dhe teknologjik të shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mali i Zi dhe diasporë.

Paraprakisht, në kuadër të edicionit të shtatë të “Albanian ICT awards”, më 20 prill 2019 në Prishtinë u realizua faza e parë në të cilën secili aplikant duhej të prezantonte produktin me të cilën aplikon përpara jurisë.

“Albanian ICT awards” konsiderohet si “Oscar-i” i teknologjisë në Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button