Kosovë, Thaçi: Nuk do të ketë Asociacion me elemente ekzekutive

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se nuk do të lejojë që në Kosovë të formohet një Asociacion i komunave serbe, i cili do të kishte elemente ekzekutive, njofton REL.

Në një konferencë për media në Prishtinë, Thaçi tha se qëllimi i Serbisë është që në veri të Kosovës, të formohet një Asociacion, i ngjashëm me modelin e Republikës Serbe.

“Serbia ia ka pamundësuar Kosovës që të zbatojë në praktikë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, në përputhje në Marrëveshjen e Brukselit të 2013 dhe vendimit të Gjykatës së Kosovës. E ritheksoj edhe njëherë, se nuk do të ketë asnjë lloj asociacioni që mund të ketë ndonjë element ekzekutiv. Qëllimi i qartë i Serbisë me këtë angazhim është që në pjesën veriore të Kosovës të themelohet një Asociacion i komunave serbe me kompetenca ekzekutive, i njëjtë me modelin e Republikës Serbe. Një gjë e tillë nuk do të lejojmë që të ndodhë”, tha Thaçi.

Presidenti Thaçi foli edhe për dialogun me Serbinë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ku theksoi se asnjëra palë nuk duhet ta kushtëzojë këtë proces.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button