Dita e Punëtorëve, LSM-ja kërkoi zgjidhje ligjore sipas legjislaturës evropiane dhe ndërkombëtare

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot ka realizuar marshin protestues, në të cilin ndër të tjerash njoftuan se kanë propozuar tekst për Ligjin  e ri të raporteve të punës dhe presin që i njëjti të shqyrtohet seriozisht nga partnerët e tyre social, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i LSM-së, Darko Dimovski tregoi se janë të përfshirë në procesin e përpilimi të Ligjit për raporte të punës, në drejtim të adaptimit të tij me legjislaturën evropiane dhe ndërkombëtare.

“Integrimi euroatlantik i legjislaturës së punës në shtet nuk duhet të rezultojnë me restrikcione të të drejtave të punës, përkundrazi, Sindikata pret avancim të tyre dhe përshtatje me qëllim të vetëm, sigurimin e dinjitetit të punës së punëtorit”, tha Dimovski.

LSM-ja bëri thirrje për investime më të mëdha, politika ekonomike më të mira, sigurim të të drejtës së punës për të gjithë, hapje të vendeve të punës së reja dhe kreative, më shumë vende të punës për gratë, për të rinjtë dhe për persona me nevoja të veçanta, për siguri më të lartë në vendet e punës dhe për marrëveshje për punësim me kohëzgjatje të papërcaktuar.

Ndër kërkesat e LSM-së ishte edhe rritja e pagës minimale deri në 13.800 denarë, sistem pensional stabil, ndërkaq “stop” për rritjen e kufirit të pensionimit, rritje të mbulesave për përcjellje gjatë dorëheqjes për arsye të punës deri në 12 paga, të drejtë për regres të pushimit vjetor për të gjithë të punësuarit.

Sindikalistët kanë kërkuar edhe barazi për gratë, “stop” për shpotitjen (mobingun) dhe diskriminimin, për mbrojtje të amësisë dhe rritje të të drejtave gjatë pushimit të lehonisë deri në 12 muaj dhe realizim të të drejtës së atësisë.

Marshi i cili është tradicional, nisi nga objekti i LSM-së, vazhdoi para Kuvendit të RMV-së, kurse u mbyll para Qeverisë së RMV-së, ku përfaqësuesit e LSM-së realizuan takim me kryeministrin, Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button