Bushati: Pranimi i Shqipërisë në BE duket shumë i largët

Ish ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati duket shumë pesimist për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin e Evropian.

Sot, në 15 vjetorin e futjes në BE të 10 shteteve të nga Evropa Qendrore dhe ajo Lindore, Bushati shprehet se pranimi në union i vendeve të Ballkanit Perëndimor duket shumë i largët.

“Sot shënohet 15 vjetori i zgjerimit ‘Big Bang’ të Bashkimit Evropian me 10 shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore. Një arritje historike pas Luftës së Ftohtë. 15 vjet më vonë, pranimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor duket mjaft i largët, duke mos tejkaluar ende boshllëqet ekonomike dhe sociale. Punë e pa përfunduar”, shkroi Bushati në një postim në “Twitter”.

LEXO: Vendimi për hapjen e negociatave Shqipëri-BE shtyhet për shtator

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button