BDI-ja: Bojkoti rrezikon NATO-n, BE-në, barazinë gjuhësore dhe Marrëveshjen e Ohrit

Në konferencën për media të Shtabit Zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), që u mbajt sot në Shkup, Izet Mexhiti ka deklaruar se bojkotimi i rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale i ndihmon partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE-së, ndërkaq rrezikon procesin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) me NATO-n, Bashkimin Evropian (BE), barazinë gjuhësore dhe Marrëveshjen e Ohrit, transmeton Portalb.mk.

“Bojkoti i ndihmon opozitares VMRO-DPMNE. Bojkoti bart krizë presidenciale dhe parlamentare. Qëndrimi në shtëpi më 5 maj, e rrezikon anëtarësimin në NATO, e rrezikon datën për negociatat me BE-në, e rrezikon fqinjësinë me Uashingtonin dhe Brukselin, dhe përfundimisht e rrezikon barazinë gjuhësore dhe Marrëveshjen e Ohrit”, tha Mexhiti.

Mexhiti ka deklaruar se votuesit shqiptarë kanë nevojë për president i cili do ta përkrah integrimin në NATO dhe BE.

“Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë nevojë për president i cili do ta përkrah integrimin e shtetit në NATO, anëtarësimin në Bashkimin Evropian, i cili e përkrah Marrëveshjen e Ohrit, barazinë gjuhësore dhe sheh partneritet në Uashington dhe Bruksel”, tha Mexhiti.

Mexhiti ka njoftuar se kanë realizuar takime me qytetarët, dhe kanë bërë thirrje që të dilet në mënyrë masive të votohet në rrethin e dytë, 5 maj 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button