Pendarovski në Kumanovë: Siljanovska haptazi flet se do t’i bllokojë reformat, sikurse Ivanovi

“Kundërkandidatja ime ka qëllime të kundërta. Siljanovska haptazi flet se do t’i bllokojë edhe reformat e brendshme dhe integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV)në organizatat ndërkombëtare, ashtu sikurse tash po e bën Ivanovi”, kështu ka deklaruar sot kandidati i 30 partive politike për president të RMV-së, Stevo Pendarovski sot në Kumanovë, transmeton Portalb.mk.

Kandidati për president të RMV-së, Stevo Pendarovski në Kumanovë
Kandidati për president të RMV-së, Stevo Pendarovski në Kumanovë

Duke folur më tej, Pendarovski ka deklaruar se prioritet i tij është që të sigurojë kushte për zhvillim dhe avancim të shtetit dhe të gjithë qytetarëve të RMV-së

“Si president prioritet do ta kem që të siguroj kushte për zhvillim dhe avancim të shtetit dhe të gjithë qytetarëve. Do të punojë me përkushtim për pensionim më të mirë të shtetit tonë në ujërat ndërkombëtar, por edhe për përmirësim të zgjidhjeve ligjore të cilat do të garantojnë më shumë të drejta për punëtorët tanë dhe standard më të lartë të qytetarëve tanë”, tha Pendarovski.

Pendarovski ka shprehur kënaqësinë që paga minimale është rritur për 12 mijë denarë, dhe se ajo ka përfshirë të gjitha sektorët privat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button