Maduro: Puçistët nuk do të ngelin pa u ndëshkuar

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, tha se tentativa për grusht shteti në vendin e tij nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Komentet e tij erdhën pasi kreu i opozitës Juan Guaido publikoi ​​një video në Twitter në të cilën ai shihej së bashku me një kontigjent të vogël të personelit ushtarak të uniformuar dhe automjete të blinduara, duke bërë thirrje për kryengritje.

Duke e cilësuar këtë veprim si një përpjekje për grusht shteti, Maduro tha se prokurorët janë duke e hetuar incidentin.

“Ata që kanë në shënjestër kushtetutën dhe paqen e shoqërisë, do të akuzohen”, tha Maduro duke folur në pallatin presidencial Miraflores në Caracas.

Maduro falënderoi ushtrinë për, siç tha ai, shtypjen e puçit, besnikërinë dhe sjelljen e disiplinuar

Ndërkohë, Guaido ka bërë thirrje për protesta të reja në ditën e 1 Majit kundër qeverisë.

“Forcat Kombëtare të Armatosura kanë marrë vendimin e duhur. Ata kanë mbështetjen e popullit venezuelas”, tha Guaido, duke njoftuar nisjen e asaj që e quajtën si “Operacioni i Lirisë” kundër qeverisë.

Venezuela është tronditur nga protestat që nga 10 janari, kur Maduro u betua për një mandat të dytë pas zgjedhjeve të bojkotuara nga opozita.

Tensionet u përshkallëzuan kur Guaido, i cili kryeson Asamblenë Kombëtare të Venezuelës, u vetëshpall si president i përkohshëm më 23 janar, një veprim i cili u mbështet nga Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të Evropës dhe Amerikës Latine.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button