Bashkë-themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange dënohet me 11 muaj burg

Julian Assange u dënua sot me gati një vit burg për fshehjen në ambasadën e Ekuadorit pasi avokati i tij deklaroi se kishte frikë nga “rrëmbimi dhe tortura” nga SHBA kur ai u akuzua për sulme seksuale në Suedi, njofton Top Channel.

Assange qëndronte me ​​duart e tij të mbledhura, ndërsa lexohej dënimi i tij.

Më parë, Assange ‘kërkoi falje’ në një letër të lexuar në gjykatë, por kjo bëri shumë pak për të ndikuar te Gjykatësi Taylor, i cili i dha atij dënimin një-vjeçar dhe hodhi poshtë thirrjet për lehtësim bazuar në shtatë vitet që ai kaloi në ambasadë.

Avokati i 47-vjeçarit i kishte thënë një gjykate në Southwark Crown Court se klienti i tij ishte i detyruar të vepronte sepse kishte frikë nga “rrëmbimi dhe tortura” nga SHBA.

LEXO: Janë mbledhur fonde për mbrojtjen ligjore të Julian Assange
LEXO: ‘Hakmarrja’, fotoja që çoi pas hekurave Assange
LEXO: Assange e përdorte ambasadën për spiunazh, thotë presidenti i Ekuadorit
LEXO: SHBA-ja akuzon Julian Assange dhe kërkon ekstradimin nga Anglia

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button