Përfaqësues të “Bojkotoj” penguan protestën e sotme të sindikatave

Me rreth njëzet automjete dhe një numër modest njerëzish, Konfederata e Organizatave të Sindikatave të Maqedonisë filloi marshin e parë të majit prej te MTV deri në Qeveri, ndërkaq disa përfaqësues të shoqatës “Bojkotoj” që u bashkangjitën në protestë ndonëse kërkuan të marrin fjalën, atyre nuk ju lejua, njofton Portalb.mk.

Disa përfaqësues të shoqatës “Bojkotoj” dolën në protestën e Konfederatës së Sindikatave përpara MTV për të dhënë mbështetjen e tyre. Ata kërkuan të flasin, por organizatorët e Konfederatës u shpjeguan se ishte një protestë sindikale, në të cilën është e përshtatshme të flasin vetëm përfaqësuesit e organizatave sindikale dhe punëtorëve.

“Nëse ju lejojmë, protesta do të ngjyroset politikisht, por para qeverisë dhe para punëtorëve mund të thoni gjithçka që keni”, përfaqësuesit e sindikatave vunë në dukje për “Bojkotoj”.

Kjo i zemëroi bojkotuesit të cilët u përfshinë në protestë me autoparlantë që vetë i bartnin me valixhe, dhe ndoqën protestuesit sindikal duke u munduar të ua “minojnë” protestën.

Presidenti i Konfederatës, Marjan Risteski, tha se në protestën e sotme anëtarë nga Shkupi, Tetova dhe Kumanova u bashkangjitën. Qëllimi i tyre është që të arrijnë para Qeverisë, ku presin një takim me Kryeministrin Zoran Zaev dhe Këshillin Ekonomik Social.

Ai shtoi se në këtë protestë nuk u bashkua Këshilli i Sindikatave sepse nuk ishte e mundur që ata të arrijnë një marrëveshje.

“Ne si organizatë sindikale në atë ndërtesë të lartë nuk kemi një dhomë të vetme. Ne jemi duke pritur për tre vjet që një punëtor të anëtarësohet në një sindikatë”, tha Risteski dhe njoftoi se ata do të bashkoheshin me qeverinë dhe do të avokonin për të drejtat e punës.

Presidenti i sindikatave të pavarura të policisë, Goce Dellçev Todev, tha se Zaev nuk kishte nevojë për një çekiç, por ai ka nevojë për një çekiç për një rregullim të plotë për këtë vend.

Ai kërkoi një rritje pagash prej 20 përqind për punonjësit e policisë, jo vetëm për policinë e rregullt, por për policinë e pyjeve dhe për policinë gjyqësore.

Vetëm në mars, thotë Todev, 9 policë janë larguar nga Maqedonia.

Ndër kërkesat e sindikatave janë vlerësimi dinjitoz i punës së punëtorëve, pagesa e rekursit vjetor në sektorin shtetëror, ndryshimi i Ligjit mbi marrëdhëniet e punës, liberalizimi i veprimit sindikal, respektimi i përfaqësimit të Sindikatave të Pavarura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button