Siljanovska, optimiste për arritjen e censusit

Kandidatja për presidente e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja Gordana Siljanovska Davkova pas takimit me përfaqësues të partisë “E majta” ka theksuar se në Ballkanin Perëndimor po vjen fundi i politikanëve të cilët aktrojnë demokraci dhe reforma demokratike, njofton Alsat M.

Siljanovska tha se reforma nuk mund të bëjnë personat të cilët mbajnë edhe funksione shtetërore. Ajo tha se beson që më 5 maj do të arrihet cenzusi.

“Shpresoj se do të arrihet cenzusi, por edhe shpresoj se duhet seriozisht të merren parasysh paralajmërimet dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ti vendoset edhe një fund pazareve etno-partiake, madje edhe në formën e cenzusit. Nëse në rrethin e dytë shkojnë dy kandidatë me rezultat më të mirë është e logjikshme që të zgjidhet njëri nga ata. Mendoj se cenzusi do të arrihet pasi të gjithë thonë se bojkoti është zgjidhje e keqe”, theksoi Gordana Siljanovska, kandidate për president.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button