Pendarovski: Vetëm të bashkuar mund të ecim përpara

Kandidati për president i mbështetur nga partitë në pushtet, Stevo Pendarovski nga Kumanova ka deklaruar se vizioni i tij është qytetar të bashkuar, shoqëri pa ndarje etnike dhe shtet i sigurt, njofton Alsat M.

Gjatë takimit me përfaqësuesit e bashkësive të ndryshme etnike, Pendarovski ka shtuar se ka përfunduar koha e skenarëve të errët. Ai ka theksuar se ka ardhur koha që qytetarët bashkërisht të ndërtojnë vend të fuqishëm.

“Unë fuqishëm besoj se vetëm të bashkuar, mund të shkojmë përpara, drejt ardhmërisë më të mirë, drejt NATO-s dhe BE-së. Pikërisht për këtë do të jem president i cili do të nxisë bashkim dhe mirëkuptim. Në kabinetin tim do të ketë përfaqësues të të gjitha bashkësive etnike të zgjedhur sipas kompetencave dhe profesioneve të tyre. Kabineti i presidentit do ta përshkruaj shoqërinë tonë shumë-kulturore”, tha Stevo Pendarovski, kandidat për president.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button