Sot regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup për shkak të marshit të sindikatave

Me rastin e festës së punës “1 Maji”, përkatësisht për shkak të marshit të sindikatave të caktuar   në organizim të Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, që do të fillojë sot në orën 11:00 në Shkup, Reparti për siguri të komunikacionit të rrugëve pranë SPB-së Shkup do të vendosë regjim të veçantë të komunikacionit për zhvillim të pandërprerë të manifestimit përgjatë marshutës së paralajmëruar të lëvizjes së pjesëmarrësve.

MPB djekumtoi se marshi është parashikuar të fillojë para ndërtesës së LSM-së në rr. “Mirçe Acev” me lëvizje: në të majtë nëpër rr. “Filipi i 2-të i Maqedonisë”, në të djathtë në rrugën “11 Tetori”, drejtë nëpër rrugën “Dimitrie Çupovski”, në të djathtë në rr. Vasil Glavinov”, drejtë nëpër rrugën “VMRO”, në të majtë nëpër rr. “Ilinden” deri para objektit të Qeverisë së RMV-së në Shkup.

Për ato arsye policia e komunikacionit do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë në rrugët e lartpërmendura  në rajonin qendror të qytetit.

MPB apelon deri te qytetarët t’i respektojnë urdhërat që do t’i japin  nëpunësit  policor  nëpër rrugët ku do të qarkullojnë pjesëmarrësit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button