Shkup, sindikatat sot organizojnë marsh për të drejtat e punëtorëve

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve Mediatik (SPGPM), Sindikata e Zyrtarëve Diplomatik (SZD), Sindikata e Pavarur Akademike (SPA) dhe Sindikata e Kulturës (SK), organizojnë marsh me rastin e 1 Majit – Ditës së Punëtorëve, me moton “Më 1 Maj ku je? Për të drejtat e tua, në rrugë je”, njofton Portalb.mk.

Marshi do të fillojë nga ora 11:30 në sheshin “Kryengritja e Karposhit” (përpara Ibni Pajko).

Në vigjilje të 1 Majit, ekipet e Qytetit të Shkupit këtyre ditëve i kanë pastruar sipërfaqet e gjelbra publike dhe vendet për piknikë dhe parqet.

Qyteti i Shkupit u bën apel qytetarëve gjatë vizitës në vendet për piknik, si edhe në parqet e qytetit, t’i përmbahen rendit komunal dhe ndalesave të vendosura për ndezjen e zjarrit dhe përgatitjen e zgarës në vende të hapura, të mos hedhin mbeturina dhe të mos e dëmtojnë pajisjen e vendosur urbane.

Kjo vlen veçanërisht për vende siç janë: Park-pylli Vodno, Parku i Gazi Babës, QRS Saraj, kanjoni i Matkës dhe vende të tjera për piknik.

1 Maji

Në shumë vende të botës përkujtohet më 1 maji, dita e punëtorëve. Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.

Dita e Punëtorëve është e njohur në shumë vende të botës, por jo në të gjitha. Më saktësisht, ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte ne orarin e punës, në 8 orë. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois (SHBA).

Ndërkohë, kongresi i Internacionales së parë kërkoi që ligje të ngjashme të miratohen dhe në Evropë. Origjina e kësaj feste daton nga manifestimi i organizuar në Shtetet e Bashkuara nga Kalorësit e Punës (Knights of Labor), një shoqatë e themeluar në 1869) në Nju Jork, 5 shtator 1882.

Dy vjet më vonë, më 1884, një manifestim i ngjashëm i Kavalierëve të Punës miratoi një rezolutë që ngjarja të kishte bazë vjetore. Gjithashtu organizatorët sindikalistë, afër lëvizjeve socialiste dhe anarkiste, sugjeruan si datë feste: 1 majin. Ndërkohë, incidente të rënda ndodhën në ditët e para të majit 1886 në Çikago (SHBA) dhe që njihet si kryengritja e Haymarket. Këto ngjarje arritën kulmin e tyre më 4 maj, kur policia qëlloi mbi demonstruesit duke shkaktuar shumë viktima. Data e 1 maj është miratuar në Kanada në 1894 edhe pse koncepti i festës së punëtorëve i referohej këtu Marshimeve të mëparshme të punëtorëve të mbajtur në Toronto dhe Otava në 1872.

Në Evropë 1 maji festa e punëtorëve është bërë zyrtare nga ana e delegatëve socialistë të kongresit të Internacionales së dytë në Paris në vitin 1889 dhe ratifikuar në Itali dy vjet më vonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button