Zvizdiç: Jemi kundër vizatimit të çfarëdo kufijve të rinj në Ballkan

Kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës (BeH) Denis Zvizdiç deklaroi se vendi i tij për dallim nga fqinjët, nuk dëshiron të ndërhyjë në çështjet e brendshme të shteteve tjera, raporton Anadolu Agency (AA).

Zvizdiç në konferencën për gazetarë në Sarajevë pas takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin, tha se në këtë takim kërkoi që Kosova të heqë taksën e cila nuk është në pajtim me CEFTA-n.

Ai theksoi ruajtjen e shoqërisë multietnike.

“Gjyshërit tanë kanë jetuar së bashku me shekuj, pse ne të mos mund ta bëjmë këtë? Për shkak të idesë së pesë – gjashtë politikanëve”, tha Zvizdiç duke shtuar se “vizatimi i kufijve të rinj në Ballkanin Perëndimor do të hapte “Kutinë e Pandorës” me pasoja të pallogaritshme”.

Ai shtoi gjithashtu se kurrë nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të Serbisë apo Kroacisë.

Duke rikujtuar deklaratën e kancelares gjermane Angela Merkel se “arkitektura e Ballkanit Perëndimor ka mbaruar”, Zvizdiç tha se mbështet çdo marrëveshje ndërmjet Beogadit dhe Prishtinës, me kusht që marrëveshja të mos ketë reflektim të drejtpërdrejt mbi BeH-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button