Franca i ka shqiptuar 447 gjoba për ngacmime seksuale

Gjykatat franceze kanë shqiptuar 447 gjoba në tetë muajt e fundit bazuar në ligjin e ri për të luftuar ngacmimet seksuale që u bëhen grave në rrugë.

Ligji, që ishte miratuar në gusht të vitit të kaluar, parasheh gjoba deri në 750 euro për shkelje të tilla.

Gjoba e parë është shqiptuar një muaj më vonë ndaj një burri që ka prekur një grua në autobus dhe ka komentuar atë.

Ministrja për Barazi, Marlène Schiappa ka thënë se numri i gjobave ka treguar se masa të tilla funksionojnë në këtë aspekt.

Teksa ka raportuar para Parlamentit francez, ajo ka thënë se këto të dhëna nuk kanë pse të konsiderohen të turpshme, transmeton REL.

“Shumë prej jush na keni thënë se këto masa nuk do të funksionojnë kurrë, se ne nuk do të jemi në gjendje të identifikojmë sjelljen seksiste”, ka thënë ajo duke premtuar se do masat do të vazhdojnë së aplikuari.

Megjithatë ajo ka pranuar se duhet bërë në shumë sa u përket abuzimeve online, duke thënë se platformat siç është Twitteri, nuk janë shumë bashkëpunuese në të identifikuarit e individëve që qëndrojnë mbrapa llogarive që bëjnë ofendime të këtij lloji.

Bazuar në një studim të publikuar në fillim të vitit 2018, nga Instituti me bazë në Paris, Jean Jaurès është thënë se një në tetë gra franceze është dhunuar të paktën një herë në jetë, derisa 43 për qind kanë qenë subjekt i prekjeve pa pëlqimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button