Vasfije Krasniqi me lot në sy para Kongresit Amerikan e ka rrëfyer tmerrin e përdhunimit

Vasfije Krasniqi – Godman ka dëshmuar para Kongresit Amerikan, për tmerrin që kishte përjetuar gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ajo me lot në sy, me zë e duar të dridhura ka rrëfyer fije e për pe se si paramilitarët serbë e kishin marrë nga shtëpia dhe e kishin dërguar në një vend tjetër për ta dhunua.

Heroina e Kosovës e ka shpjeguar të gjithë historinë e saj të dhunimit nga policë serbë gjatë luftës, kur ajo ishte 16-vjecare, transmeton Telegrafi.

“Me 14 prill, kur isha vetëm 16 vjeçe, një zyrtar i policisë serbe po kërkonte babanë tim dhe vëllezërit e mi. Ishim vetëm unë, nëna, tezja dhe disa kushërira. Na kërkuan letërnjoftimet dhe mua më thanë të shkojë në stacion policor. Nëna ime tha që ta marrin atë dhe të më lënë mua”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

“Më hodhën në një dysheme, bërtita, ai më dhunoi. Më kujtohet gjithçka. Unë I kërkova të më vriste. Ai më tha: ‘jo,  sepse kështu do të vuash më shumë’”, është shprehur ajo.

“Më nxori nga automjeti dhe më çoi në një shtëpi ta pameremetuar. Aty më dhunoi një tjetër, ishte plak. Pastaj më çuan në fshatin tim dhe më lanë në rrugë”, ka rrëfyer më tej  Krasniqi.

Ajo tregon se pasi u dhunua, shkoi në shtëpi dhe policët serbë i kishin kërkuar të mos u tregoj familjarëve.

“Nuk doja të shkoja në shtëpi sepse nuk doja t’iu  tregoja se çka më ka ndodhur. Policët serbë më mësuan që t’iu them kam dëshmuar. Por, kur arrita në shtëpinë e agjit tim nuk kisha nevojë të flisja sepse gjendja ime dihej”,

Tash Krasniqi thotë se kërkon drejtësi për atë që i ndodhi, ashtu siç kërkojnë edhe 20 mijë viktima seksuale shqiptare gjatë luftës.

Engel e ka falënderuar Krasniqin që ndau historinë e saj të dhimbshme dhe e ka përgëzuar për guximin e treguar për të mos heshtur ndaj krimeve dhe dhunës së forcave serbe.

Për të dëshmuar për krimet serbe gjatë luftës, në Kongresin Amerikan po merr pjesë edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Ilir Bytyqi, i vëllai i Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqit të cilët u vranë mizorisht nga forcat serbe në vitin 1999.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button