Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor më 8 maj në Sarajevë

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen më 8 maj në Sarajevë në samitin që do të mbahet në kuadër të Takimit vjetor të Bordit të guvernatorëve të Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH), prej nga do të dërgojnë mesazh të qartë se rajoni është i sigurt për investim, shkruan NOVA TV, transmeton Portalb.mk.

Në samit do të drejtohet edhe kryetari i BERZH, Suma Çakrabarti dhe kryetari i Këshillit të ministrave të BeH-së, Denis Zvizdiq, i cili do ta hap takimin në nivel të lartë, kurse është paralajmëruar prania e presidentëve të Malit të Zi, të Kosovës dhe Serbisë, Millo Gjukanoviq, Hashim Taçi dhe Aleksandar Vuçiq, si dhe kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama.

Në njoftimin për këtë ngjarje shtohet se forumi është pjesë përbërëse e politikës për zgjerim të BE-së, kurse niveli i tanishëm i bashkëpunimit është një prej arritjeve më të mëdha të Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, theksohet, se mbesin numër i madh i sfidave të cilat duhet të zgjidhen për t’u çliruar potencial i plotë për rritje dhe t’u zmadhuar atraktiviteti i rajonit për investitorë të huaj.

Liderët e gjashtë vendeve do të kenë mundësi të diskutojnë për tema të ndryshme, siç janë tejkalimi i hendekut ndërmjet nivelit ekzistues të përkrahjes politike drejt integrimit rajonal dhe mënyra si e njëjta të shndërrohet në projekte konkrete rajonale në terren.

Kryetari i BERZH në vitin 2014 kryesoi me samitin rajonal të kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në selinë e Bankës, që ka qenë hera e parë kryeministrat e gjashtë shteteve të mblidhen në atë format.

Ky samit i BERZH organizon formë të re të ndryshme të bashkëpunimit rajonal, që është vazhdim i integrimit të vazhdueshëm rajonal, i udhëhequr nga BE, i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik të rajonit dhe stabilitetin e tij, theksojnë nga BERZH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button