Edhe tre foshnja me fruth, sot vaksinim në terren në 5 shkolla të Shkupit

Edhe tre fëmijë të moshës prej pesë muaj deri në një vit janë pranuar dje me fruth në Klinikën për sëmundje infektive, kurse dy fëmijë dhe dy persona të rritur janë në gjendje më të rëndë shëndetësore për shkak të komplikimeve nga kjo sëmundje, transmeton Portalb.mk.

Tre fëmijët nuk kanë qenë të vaksinuar. Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në gjendje të rëndë është edhe një fëmijë, i cili që nga java e kaluar është transferuar në seksionin për trajtim intensiv dhe është lidhur me respirator.

“Mjekimi i fëmijës me paralizë cerebrale do të zgjatë, për shkak se këtu ndikon edhe diagnoza e fillestare të cilën e ka. Në gjendje më të rëndë janë dy persona të rritur dhe një fëmijë, të cilët kanë pneumoni më të rënda. Në këtë moment, në Klinikë kemi 34 pacientë prej të cilëve 18 të rritur dhe 16 fëmijë. Përveç fëmijëve të pranuar rishtazi, dje në ambulancë është kontrolluar edhe një fëmijë njëvjeçar dhe është lëshuar në mjekim shtëpiak. Të gjithë fëmijët e paraqitur rishtazi me fruth nuk kanë qenë të vaksinuar”, thotë drejtoresha e Klinikës për sëmundje infektive, Milena Stevanoviq.

Drejtoresha e Klinikës për sëmundje të fëmijëve Dr. Katerina Stavriq thotë se në këtë moment në klinikë ka 13 fëmijë me fruth, nga të cilët prej javës së kaluar njëri është në mjekim intensiv.

“Përveç nga Shkupi ka edhe prej qyteteve tjera, ndërsa tek ne janë rastet më të rënda. Rekomandimet për kolegët nga qytetet tjera ishte që rastet më të lehta t’i trajtojnë atje, për shkak se kapaciteti në Klinikën Infektive është i kufizuar dhe s’mund t’i pranojmë të gjithë. Shumica prej pacientëve tanë janë foshnje dhe zakonisht janë në moshë kur nuk i nënshtrohen vaksinimit. Apelojmë tek prindërit t’i vaksinojnë fëmijët si dhe tek të gjithë personat e rritur që nuk janë vaksinuar ose nuk janë të sigurt për statusin e vet, për shkak se me ngritjen e imunitetit kolektiv ndihmojnë të mbrohen pikërisht më të vegjlit”, thotë Stavriq.

Vaksinimi në terren i fëmijëve të pavaksinuar në shkolla vazhdon edhe sot, përkatësisht ekipet për vaksinim në Shkup duhet të kalojnë në pesë shkolla fillore. Të enjten, sipas të dhënave nga Shtëpia Shëndetësore Shkup, në 13 shkolla janë vaksinuar 30 fëmijë.

“Kemi pasur dispanzer kujdestar edhe për festa, por vizita ka qenë e dobët. Si do të zhvillohet vaksinimi sot do ta kuptojmë deri në fund të ditës. Me vaksinimin në terren do të vazhdojmë deri sa nuk i kalojmë të gjitha shkollat”, thotë Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Shkup Zllate Mehmedoviq.

Sipas raportit të Institutit për shëndet publik që u publikuar të enjten, deri tani nga fruthi janë sëmurë 1.175 persona, prej të cilëve 95 janë të raste të reja vetëm javën e kaluar.

Epidemia e fruthit në tërë shtetin u shpallur pikërisht para fillimit të shënimit të Javës Evropiane për imunizim, që u mbajt nga 24 deri më 30 të këtij muaji, e që edhe këtë vit u shënua me moton “Mbroj, parandalo, vaksino”. Autoritetet shëndetësore atëherë paralajmëruan edhe dy vaksina të reja, përkatësisht për rota virusin dhe vaksinën pneumokoku, që bëhen pesë e kalendarit të rregullt për imunizim që do të jetë valid prej qershorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button