Qyteti i Shkupit me apel para 1 Majit: Të ruhet gjelbërimi dhe pajisjet urbane

Në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Punës – 1 Maji, ekipet e Qytetit të Shkupit këtyre ditëve i kanë pastruar sipërfaqet e gjelbra publike dhe vendet për piknikë dhe parqet, transmeton MIA.

Qyteti i Shkupit u bën apel qytetarëve gjatë vizitës në vendet për piknik, si edhe në parqet e qytetit, t’i përmbahen rendit komunal dhe ndalesave të vendosura për ndezjen e zjarrit dhe përgatitjen e zgarës në vende të hapura, të mos hedhin mbeturina dhe të mos e dëmtojnë pajisjen e vendosur urbane.

Kjo vlen veçanërisht për vende siç janë: Park-pylli Vodno, Parku i Gazi Babës, QRS Saraj, kanjoni i Matkës dhe vende të tjera për piknik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button