Koreja e Veriut kritikon Pompeon për komentet mbi bisedimet bërthamore

Një diplomat i lartë i Koresë së Veriut ka akuzuar sekretarin e Shtetit të SHBA-ve Mike Pompeo për komente “të pamend dhe të rrezikshme”, pasi Pompeo tha se Washingtoni do të duhet të “ndryshojë shtigjet” në qoftë se bisedimet bërthamore me Phenianin prishen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia zyrtare Koreane Qendrore e lajmeve citoi sot zëvendësministrin e Jashtëm të Koresë së Veriut, Choe Son Hui të thoshte se komentet e Pompeo-s nënkuptonin përdorim potencial të masave ushtarake për të prishur sistemin politik të Veriut.

Samiti i shkurtit midis udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe presidentit amerikan Donald Trump u shemb për shkak të kërkesave të papërshtatshme në lehtësimin e sanksioneve dhe çarmatimin bërthamor.

Koreja e Veriut herët këtë muaj kërkoi largimin e Pompeo-s nga negociatat bërthamore.

Pompeo këto komenti i bëri javën e kaluar në një intervistë për televizionin CBS.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button