300 karatistë do ndeshen në “Struga Open 2012”

Sot në Strugë starton turneu i 9-të ndërkombëtar në karate “Struga Open 2012“ në organizim të KK Drini, dhe trejnerit të njohur të këtij sporti nga Struga Alim Hajredini.

Në cilësinë e organizatorit Hajredini tregon se në turnir pritet të marrin pjesë mbi 300 garues prej të gjitha moshave nga klubet e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Preshevës si dhe nga Maqedonia.

“Këtë vit kemi hasur në shumë vështirësi në aspektin material, pasi donatoret janë të pakët, por edhe ata që duhet të mbështesin fuqishëm janë shumë të pakët. Gjithashtu dua të bëj edhe një kritike për të gjitha kompanitë e mëdha që udhëhiqen nga drejtorë maqedonas por që kontribuojmë edhe ne si qytetarë shqiptar si EVN, ONE, Mobimak, Elem të cilët as që i marrin parasysh kërkesat tona”, përfundoi Alim Hajredini.

“Struga Open 2012” do të zhvillohet në palestrën sportive “Niko Nestor“ në Strugë me fillim në orën 10:30./Portalb  

Lajme të ngjashme

Back to top button