Shri Lankë, autoritetet heqin ndalesën e qasjes në rrjetet sociale

Autoritetet e Sri Lankës kanë hequr ndalesën për qasje në rrjetet sociale, që u imponua si masë sigurie pas sulmeve terroriste vdekjeprurëse që ndodhën për festat e Pashkëve në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Sri Lankës, Maithripala Sirisena, deklaroi se nga sot përsëri lejohet qasja në të gjitha rrjetet sociale, duke përfshirë Facebook, WhatsApp dhe YouTube.

Sirisena ftoi të gjithë individët për “sjellje të përgjegjshme” në rrjetet sociale.

Të paktën 253 persona u vranë në një seri sulmesh terroriste që ndodhën në Sri Lankë për festën katolike të Pashkëve. Sulmet kishin për objektiv tre kisha dhe tre hotele luksoze.

Autoritetet e Sri Lankës po kryejnë operacione të gjera anti-terroriste në vend, kurse për sulmet akuzojnë grupin terrorist lokal, National Thowheed Jamaath, ndërkaq përgjegjësinë për sulmin e mori organizata terroriste DEASH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button