John Cena pjesë e filmit “Fast and Furious 9”

Aktori amerikan dhe mundësi në WWE, John Cena i është bashkuar ekuipazhit të aktrimit të filmit të ardhshëm “Fast and Furious 9”.

Kështu së paku ka informuar njëri prej aktorëve të filmit përmes llogarisë personale në Instagram, Vin Diesel.

Ky i fundit ka pohuar se shumë shpesh e sheh në ëndrra mikun e ndjerë, Paul Walkerin, i cili ndërroi jetë tragjikisht pas një aksidenti me veturë në vitin 2013, transmeton Telegrafi.

“Siç e dini, unë gjithmonë mendoj shpejt, mendoj për përgjegjësinë e krijimit të diçka legjendare dhe të merituar për besnikërinë tuaj. E di që kjo tingëllon e çmendur, por çdo muaji të kaltër ndiej se Paul Walker më dërgon dikë, një ushtar tjetër për të luftuar të vërtetën. Dikush ka ardhur në Toretto Gym”, tha Diesel.

Në fund të videos së publikuar në rrjetet sociale shfaqet Cena, nuk foli asnjë fjalë pos që e tundi kokën dhe e shkeli syrin.

Ndryshe, vlen të theksohet se filmi i ri në ekranet e mëdha të kinemave do të arrij më 22 maj të vitit 2020.

 

View this post on Instagram

 

Thank you Pablo.

A post shared by Vin Diesel (@vindiesel) on

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button