Salihamidzic kritikoi Kovacin për paraqitjen e dobët të Bayernit

Bayern Municha gjatë fundjavës së kaluar pati një mundësi të madhe për të arritur një avantazh të madh në luftën për titull në Bundesligë, kur Borussia Dortmund humbi në shtëpi kundër Schalke 04.

Të besuarit e trajnerit, Niko Kovac luajtën baras si mysafir të Nurembergut, ekipit të parafundit në kampionatin gjerman, transmeton Telegrafi.

Pas takimit, drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic shprehu zemërimin e madh duke kritikuar performancën e ekipit të kroatit.

“Çfarë mund të them? Nuk ishte një paraqitje e mirë nga ekipi ynë. Unë nuk mund ta shpjegojë se pse e gjithë kjo ka ndodhur. Ishte një lojë shumë e keqe”, tha Boshnjaku.

“Ne kemi pasur një shans për të shpëtuar gjithçka në minutën e 95, por Kingsley Coman e humbi. Është e qartë se ne kemi një problem dhe ne do të përpiqemi në çdo mënyrë që ta zgjidhim brenda nesh”, përfundoi ish-mesfushori i rekordmeister.

Bavarezët deri në fund të sezonit do të luajnë kundër Hannoverit, Leipzigut dhe Eintracht Frankfurtit gjersa Dortmundi do të ballafaqohet me Werder Bremenin, Fortuna Dusseldorf dhe Borussia Monchengladbachun.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button