Plagosja e mësueses në Prishtinë, prindërit e shqetësuar

Një mësuese në Prishtinë dyshohet se është plagosur nga një grua sot në shkollën ‘7 marsi’.

KALLXO.com ka qenë në vendin e ngjarjes ku njëra nënë që dërgon fëmijët në këtë shkollë Florie Mustafa tha se e plagosura  ka qenë mësuese e mirë dhe e dashur për fëmijët.

Mustafa tha se rasti i sotëm e ka prekur pasi që kanë punuar disa vite me të dhe se sipas saj, asnjëherë nuk ka ndodhur ndonjë problem.

“Shumë jemi të shqetësuar, ka qenë një mësuese e mirë dhe s’ka pasur problem kurrë, jemi çuditur shumë”, shtoi ajo.

Tutje ajo tha se janë të shqetësuar edhe për sigurinë e nxënësve të shkollës “7 marsi”.

“Jena të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve sepse kur ndodh një herë po ndodh prapë, por mësuese e mirë ka qenë boll, për nxënës ka qenë e sjellshme edhe me prindërit dhe të gjitha. Unë e kam pas fëmijën parashkollor tek ajo por ka qenë tepër e mirë”, tha Mustafa. 

Policia ka treguar se viktima ka inicialet V.P dhe është 49 vjeçe. Ajo sipas policisë ka marrë plagë nga thika dhe e njëjta  menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar B.D, një grua 38 vjeçare, të cilës i është konfiskuar thika.

Ndërsa për këtë ka reaguar edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili i uroi shërim mësueses që me dekada punon në Komunën e Prishtinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button