PTHP për vrasjen në Dibër: Vajza i ka vrarë prindërit dhe motrën

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit ka ngritur aktakuzë kundër tre personave të cilët akuzohen se janë përfshirë në vrasjen e familjes treanëtarëshe në Dibër, transmeton Portalb.mk.

Pas procedurës hetimore, prokuroria ka siguruar dëshmi se e akuzuara e parë ka kryer vepër penale – Vrasje sipas nenit 123, paragrafi 3 i Kodit Penal, ndërsa dy të tjerët për ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale.

Ndryshe, vitin e kaluar, më 26.08.2018, në shtëpinë familjare në Dibër, e akuzuara duke shtyrë me armë së pari e ka privuar nga jeta babain dhe nënën e saj, pastaj edhe motrën. Ndërsa dy të tjerët me paramenim i kanë ndihmuar që t’i vrasë.

Një ditë para kryerjes së vrasjes, e akuzuara e parë në telefon ka kontaktuar me të akuzuarin e dytë dhe është takuar me të në Gostivar. I akuzuari i dytë ka huazuar veturë dhe së bashku kanë shkuar në Dibër që të marrin armë. Ditën e njëjtë, në afërsi të spitalit të shtetit në Dibër, janë takuar me të akuzuarin e tretë, i cili u ka siguruar pistoletë dhe pesë plumba.

Foto: Koha.mk

Pas kryerjes së veprës penale, e akuzuara ka shkuar në Strugë, ku është takuar me të akuzuarin e dytë dhe ia ka dhënë çelësat e veturës së huazuar që ta kthejë në Gostivar. E akuzuara me taksi ka shkuar në aeroport në Shkup nga ku me avion është nisur për në Itali.

Prokurori kompetent publk i Prokurorisë së Gostivarit ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masës paraburgim për personat e akuzuar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button