Një qytetar i Tetovës ka sulmuar një polic

Një banor  49-vjeçar nga Tetova përfundoi në stacionin policor për t’u marrë në pyetje pasi mbrëmë kishte sulmuar një polic. Sulmi ka ndodhur rreth orës 1 në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, informoi policia.

“Mbrëmë rreth orës 1, në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, nëpunësit policorë të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë e kanë ndaluar 49-vjeçarin tetovar J.S. Ai fillimisht kishte refuzuar që të legjitimohet, ndërsa më pas ka filluar të ikë. Pasi ka arritur ta ndalojnë, J.S në mënyrë fizike e ka sulmuar njërin prej nëpunësve policorë. Personi më pas është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policor në Tetovë për zbardhjen e plotë të rastit”, informoi zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski, transmeton MIA.

Në evidencën statistikore të SPB-së Tetovë shënohen rreth 40 sulme për vitin 2018. Në numrin më të madh të rasteve policët në mënyrë verbale kanë qenë të sulmuar dhe nënvlerësuar, ndërsa më pak janë sulmet fizike. Qytetarët të cilët kanë kryer kësi lloj sulmi më pas janë ballafaquar me padi penale për parandalimin e personit zyrtar në kryerjen e veprave zyrtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button