Nga mesnata, mediat nuk mund të publikojnë rezultate të anketave për presidencialet në RMV

Rregullorja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), përcakton se në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të 5 majit, mediat pas mesnate nuk mund të publikojnë rezultate nga anketat për mendim publik në lidhje me zgjedhjet, transmeton Portalb.mk.

Sipas Rregullores, mediat rezultate të anketave mund të publikojnë pesë ditë para mbajtjes së rrethit të dytë të zgjedhjeve.

Sipas KSHZ-së, materiali zgjedhor nesër duhet të dorëzohet në komisionet komunale, të cilat më së voni deri më 4 maj duhet t’u dorëzohet bordeve zgjedhore.

Personat e pamundur, të sëmurë, në arrest shtëpiak, dhe me qëndrim të përkohshëm jashtë RMV-së do të votojnë më 4 maj.

Përndryshe, rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 5 maj 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button