Instagram e lë Twitter-in pas

Facebook është rrjeti më i famshëm social në botë, i përcjellur nga Twitter i cili është në vendin e dytë. Mirëpo, me sa duket blerja e re e Facebook, rrjeti social i fotografive, Instagram tani është bërë edhe më popullor sesa Twitter.

Sipas një raporti të fundit të publikuar nga comScore, aplikacioni mobil për shpërndarjen e fotografive, Instagram e ka tejkaluar Twitter-in, pasi që ka arritur në më shumë përdorues ditor aktiv krahasuar me Twitter.

Të dhënat në raport thonë se Instagram ka një mesatare prej 7.3 milionë përdoruesve në ditë, të cilët qasen në shërbim nga pajisjet e tyre mobile, krahasuar me Twitter e cila ka rreth 6.9 milionë përdorues aktiv në ditë.

Përdoruesit e Instagram shpenzojnë rreth 257 minuta mesatarisht në ditë në aplikacionin me fotografi, për dallim nga ata në Twitter të cilët e kanë një mesatare ditore prej 170 minutash.

Në total, Twitter ka më shumë përdorues mobil, përkatësisht 29 milionë të tillë, krahasuar me Instagram që ka rreth 22 milionë përdorues. Matjet janë bërë në platformat mobile si Android, iOS, dhe BlackBerry./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button