Trampi propozoi ratifikimin e Protokollit për anëtarësim të RMV-së në NATO

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Tramp sot ka dërguar për ratifikim Protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) në NATO, përcjell Portalb.mk.

Në letrën e Trampit drejtuar Senatit, thuhet se RMV-ja është partner i SHBA-së në fushën e sigurisë dhe anëtarësimi i saj në NATO është interes strategjik për SHBA-në dhe Aleancën e NATO-s.

Siç njoftojnë nga Shtëpia e Bardhë, nënshkrimi i Protokollit do t’i mundësojë RMV-së të bëhet anëtare e NATO-s.

LEXO: Polonia dhe Sllovakia e ratifikuan Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO

Shteti i parë që e ka ratifikuar marrëveshjen ishte Greqia, ndërkaq më pas Sllovenia, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Mali i ZiRomania, Lituania, Danimarka dhe tani, Polonia dhe Sllovakia.

Ndryshe, protokolli për anëtarësim në NATO është nënshkruar më 6 shkurt në Bruksel, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë për ndryshimin e emrit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Pasi të gjitha vendet anëtare të NATO-s ta ratifikojnë Protokollin në Kuvendet e tyre, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s.

LISTA E VENDEVE QË DERI MË TANI E KANË RATIFIKUAR PROTOKOLIN

  1. Bullgaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO
  2. Greqia e ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO
  3. Sllovenia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO
  4. Shqipëria e ratifikoi Protokollin e Maqedonisë së Veriut, me një minutë heshtje e filloi seancën (VIDEO)
  5. Kroacia e ka miratuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
  6. Mali i Zi e ratifikoi Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO
  7. Rumania e nënshkroi Protokolin për anëtarësim të RMV-së në NATO, nesër do ta nënshkruajë Lituania
  8. Lituania e nënshkroi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
  9. Danimarka e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
  10. Sllovakia e ratifikoi Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button