Haradinaj në Berlin: Kemi nevojë për t’i hapur kufijtë – jo për të krijuar kufij të ri

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në Samitin e Berlinit ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë nevojë që t’i hapin kufijtë dhe jo që të krijojnë kufij të ri.

Ai ka theksuar se pa njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë nuk mund të pritet progres, transmeton Klan Kosova.

“Njohja nënkupton respektimin permanent të kufijve ekzistues. Kufijtë e rishikuar do të mundësonin fillimin e një valë të re të ndarjes etnike dhe ndoshta edhe fillimin e dhunës”.

“Ne kemi nevojë për unitet, jo për ndarje. Ne kemi nevojë për të hapur kufijtë tanë, dhe jo për të krijuar kufi të rinj”.

Më poshtë mund ta lexoni fjalimin e plotë të Kryeministrit Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button